Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ), është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB), gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet në Bogota të Kolumbisë.
Përmes një njoftimi nga KQZ-ja, kanë vlerësuar se ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale të administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimin e standardeve demokratike. Prezenca dhe përkushtimi i përfaqësuesve tanë kanë pasur një rol vendimtar në zgjedhjen e Kosovës në Komitetin Ekzekutiv, duke theksuar angazhimin për organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike. Një tjetër arritje e rëndësishme gjatë kësaj Asambleje ishte edhe zgjedhja e KQZ-së së Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të A-WEB”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, thuhet se kjo përbën një sukses të përbashkët për përpjekjet e ty dyja vendeve për të promovuar demokracinë dhe për kontribuar në proceset zgjedhore ndërkombëtare.
“Kosova tani ka mundësinë të luajë një rol më të madh në formësimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore në nivel global, duke ndarë përvojat dhe duke përfituar nga bashkëpunimi me organizmat më të rëndësishëm zgjedhorë në botë. KQZ e Kosovës është anëtare me të drejta të plota i A-WEB-it dhe tashmë ka ndërtuar partneritet dhe përvojë të mjaftueshme për të qenë pjesë e organit vendimmarrës, në vendosjen e politikave të A-ËEB”, thuhet në komunikatë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.