×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e sotme

    KQZ: Kërkesa e PZAP-së për ta certifikuar Listën Serbe është obligative për ne

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 15:55

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka njoftuar se vendimi i PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe është obligativ. Kjo vjen pas refuzimit të ankesës së VV-së nga Gjykata Supreme.

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se certifikimi bëhet pasi Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e LVV-së.

    “Sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mos certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe, ka marrë vendim të cilin ka kërkuar të certifikojë listën e Listës Serbe. Ky vendim është apeluar dhe se Gjykata e Apelit ka hedhur ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, vendimi i PZAP-it është të certifikojë kandidatët”, tha ai.

    Radoniqi shtoi tutje se vendimet e PZAP janë të obligueshme për KQZ-në, dhe se lista e tyre certifikohet.

    Kundër këtij vendimi u shpreh përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi.

    “Ky subjekt politik ka shpallur ditë zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë. Ky subjekt politik në zgjedhjet e vitit 2021 nuk ka lejuar të hapen shkollat për zgjedhje. Ka shumë elemente, që ky subjekt politik nuk e meriton të certifikohet”, u shpreh ai.

    Sot, Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur më datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë, si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Lajmin e konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka Lutfiu.

    “Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, tha ajo për Reporteri.net.

    Supremja hedh poshtë ankesën e VV-së ndaj PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!