×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ certifikon rezultatet për Dragashin, përfundimisht fiton LDK-ja

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 14:28

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për kryetar të Komunës së Dragashit, ku zyrtarisht Bexhet Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka fituar zgjedhjet.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është bërë asnjë ankesë gjatë afatit 24-orësh.

    “Me nëntë vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Dragash ku Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i kësaj komune… E kemi pranuar prej PZAP-it shkresën që nuk ka pasur ankesa lidhur komunën e Dragashit”, ka thënë kryetari i KQZ-së.

    Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i 15 asamblistëve, të cilët janë dorëhequr për arsye të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!