Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Nga rezultatet e publikuara në KQZ del se koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Ky koalicion ka mbledhur 42 mijë e 83 vota, ose 5,002 për qind në total dhe pritet që në Kuvend të përfaqësohet me 6 deputetë.
Ndërkaq në Kuvendin e Kosovës , LVV do t’i ketë 29 deputetë, LDK 28, PDK 24, AAK-PSD me 13, “Srpska” me 10 deputetë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur. /Reporteri.net