Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 12:00, ka pranuar aplikimet nga 49 subjekte politike, prej të cilave 14 parti politike, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 35 kandidatë për kryetarë të Komunave dhe 677 kandidatë për Kuvende Komunale.
KQZ-ja është duke vazhduar të presë aplikimet nga subjektet politike. Afati përmbyllet në orën 16:00 të ditës së sotme, e hënë, 16 gusht.
PARTITË POLITIKE
Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend komunal në Gjilan;
Partia Demokratike e Unitetit ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;
Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;
Lista serbe ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune (Graçanicë, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Kllokot, Ranillug) dhe për Kuvende Komunale (Partesh, Pejë, Prishtinë, Zubin Potok, Graçanicë, Lipjan, Leposaviq, Rahovec, Zveçan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Klinë, Mitrovicë e Veriut, Skenderaj);
Građanska Inicijativa Gore ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash;
Jedinstvena Goranska Partija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;