×
  • Lajme
  • Lajme / QNR

    KQZ: Deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 36 nga 50 vendvotimet, 33 prej tyre nga Vushtrria

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 16:59

    Deri sot në ora 16:00 ka përfunduar rinumërimi i 36 vendvotimeve nga 50 sosh pas vendimit të djeshëm të KQZ’së.

    Kështu tha në njoftimin e KQZ’së.

    “Sipas të dhënave, deri të martën në orën 16:00, janë rinumëruar 33 nga 35 vendvotimet nga komuna e Vushtrrisë, ndërkaq nga 15 vendvotimet e komunave tjera janë rinumëruar 3 sosh”, thotë kumtesa.

    Në mbledhjen e mbajtur dje, KQZ miratoi dy rekomandime të prezantuara nga anëtari i PDK’së aty, Arianit Elshani. Rekomandimi i parë ishte për rinumërimin e 15 vendvotimeve për shkak se ka mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit.

    Ndërsa rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e votave në 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje të rezultateve të kandidatëve të LDK’së në komunën e Vushtrrisë.

    “Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, thekson kumtesa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!