×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ do t’i telefonojë edhe votuesit që gjenden në Serbi

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 21:40

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të verifikojë edhe aplikimet e votuesve nga Serbia. Sekretariati i KQZ-së, për të verifikuar dokumentacionin për të gjitha aplikacionet, do t’i telefonojë të gjithë personat që janë jashtë vendit dhe të cilët aplikojnë për votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, që do të mbahen me 14 shkurt, shkruan Reporteri.net.


    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se verifikimi vlen për të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë përfshirë edhe ata në Serbi.

    “Procesi i verifikimit të aplikimeve, sipas vendimit të KQZ-së, do të përfshijë të gjitha, pavarësisht se nga cili shtet dërgohen, pra edhe ato nga Serbia”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.

    Kontaktimi me telefon i aplikuesve do të bëhet në tri faza.

    Thirrja e parë realizohet në orarin e punës sipas kohës lokale në Kosovë.

    Thirrja e dytë realizohet ose do të bëhen tentime tjera, gjatë orarit të rregullt të punës sipas kohës lokale të shtetit, të vendbanimit, ku gjendet aplikuesi i shënuar në aplikacion.

    Nëse aplikuesi nuk e hapë telefonin as sipas pikës B, do të bëhet tentimi edhe pas orarit të rregullt të punës sipas kohës lokale të shtetit, të vendbanimit, ku gjendet aplikuesi i shënuar në aplikacion

    Sipas këtij vendimi, KQZ-ja do t’i refuzojë aplikacionet e atyre që nuk lajmërohen në thirrjet telefonike të KQZ-së.

    Vazhdimisht në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë janë hedhur dyshime për keqpërdorim të votave nga Serbia. Madje në zgjedhjet e kaluar e rreth 19 kuti me mijëra fletëvotime patën arritur në Kosovë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Se pati keqpërdorime të votave nga Serbia e pati konstatuar edhe PZAP duke i shpallur të pavlefshme shumë vota nga Serbia, meqë figuronte se në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 patën votuar edhe njerëz të vdekur.

    Kujtojmë se disa nga zarfet e ardhura nga Serbia ishin të helmuara dhe nga to patën pësuar rreth 26 zyrtarë kosovarë.

    Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

    Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.

    Më shumë se 35 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, ishn regjistruar si votues nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në tetor 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!