Votat e diasporës si dhe votat e ardhura nga Serbia, kanë qenë shkak i përplasjes mes anëtarëve të KQZ-së në këtë mbledhje.
Besnik Buzhala, nga divizioni i Shërbimit të Votuesve, tha se janë pranuar 15 mijë e 794 fletëvotime deri në afatin kohor të rregullt të paraparë për dërgesa. Ndërsa, janë 4 mijë e 500 vota nga diaspora, që kanë ardhur pas afatit të paraparë, pra nga 19 shtatori deri më 5 tetor, raporton KTV.
E Adnan Rrustemi, anëtar në KQZ nga LVV-ja, ishte këmbëngulës që fletëvotimet e ardhura me vonesë nga diaspora të pranohem.
Madje, Rrustemi kërkoi që kjo çështje të hidhet në votim.
Ardhja e më shumë se 3 mijë fletëvotimeve nga Serbia, u konsiderua e jashtëligjshme dhe u kërkua që ato të refuzohen dhe të hetohen nga organet përgjegjëse.
E kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka kërkuar që zyra përkatëse të veprojë sipas ligjit.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për rinumërimin e vendvotimeve, ku sipas Burim Ahmetajt nga QNR-ja, gjithçka po vazhdon ashtu si duhet dhe se deri të premten janë numëruar 95 vendvotime, nga 314 sa janë paraparë të rinumërohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.