Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur procesi për numërimin e rreth 1.800 votave të ardhura nga diaspora, jashtë afatit ligjor, por me vendim të Supremes se të njëjtat duhet të numërohen.
Votat do të numërohen sonte dhe më pas do të shfaqen rezultatet.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se me numërimin e këtyre votave nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ndërkohë, zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas vlerësimit janë 2449 fletëvotime të individualizuara, ku prej tyre 2039 janë aprovuar kurse 410 janë refuzuar.
“Ashtu siç kemi shpjeguar këto ditë, nesër gjatë ditës do të komunikojmë me institucionet tjera, PZAP dhe Gjykatën Supreme, për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.
Një gjë është e qartë se pas shpalljes së këtyre rezultateve, ankesa të shumta do të adresohen nga Nisma Socialdemokrate në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, pasi ky subjekt po pretendon se është shkelur ligji në disa raste, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.