×
  • Lajme
  • Lajme / Shkarkimi i kryetarëve

    KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në veri

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 8:09

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Veri.

    “Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit”, tha ai.

    Elezi ka treguar numrin e qendrave të votimit në katër komunat veriore.

    “Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime”

    Elezi ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është 46,556 votues.

    Ai ka ftuar qytetarët në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

    “Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!