×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ mban mbledhje sot, këto janë pikat e rendit të ditës

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 10:53

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të mbajë mbledhjen e radhës.


    Mbledhja është paraparë të fillojë në ora 13:30 dhe ka katër pika të rendit të ditës.

    Mbledhja do të udhëhiqet nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

    Njoftimi i plotë:

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

    1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
    2. Këshilli për Operacione Zgjedhore:

    –        Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Sekretariatit të KQZ-së për periudhën janar – mars 2020.

    1. Këshilli për Çështje Ligjore:

    –        Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Suharekë.

    –        Shqyrtimi i kërkesave për shtyrje të kuvendeve zgjedhore të partive politike: Organizata e Ballit Kombëtar të Kosovës; Balli Kombëtar i Kosovës; Gradanska Iniciatiava Gore; Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

    1. Shqyrtimi dhe miratimi i planit vjetor të rishikuar të auditimit të brendshëm për vitin 2020;
    2. Të ndryshme;  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!