Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ta gjobitur me 350 euro, Nismën Socialdemokrate.
Kjo pasi ky subjekt politik nuk e ka lajmëruar KQZ-në për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.
Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, ka thënë se kësaj partie nuk i është pezulluar pjesëmarrja në zgjedhje, për shkak se Nisma më pas e ka dorëzuar dokumentacionin 20 ditë me vonesë.
“Do të përcaktojmë gjobë e që është 350 euro gjobë për subjektin politik që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Zyra e ka njoftuar subjektin politik edhe 10 ditë pasi e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe dokumentet i kanë sjellë me 20 ditë vonesë. Kjo shumë duhet të sillet para certifikimit të partisë”, ka thënë Buleshkaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.