×
  • Lajme
  • Lajme / Deri në ora 11:00

    KQZ: Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, Zubin Potok 7, Zveçan 0, dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 11:51

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 11:00, në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0, dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues.

    “Sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues”.

    Radoniqi, tutje në konferencën për media ftoi qytetarët e komunave veriore, që të dalin për të votuar.

    “Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!