×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    KQZ: Nga rezultatet e 90.68 vendvotimeve, kanë votuar 789 mijë e 172 votues apo 40.04 përqind

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 20:09

    Në zgjedhjet e sotme, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, kanë marrë pjesë 789 mijë e 172 votues, shkruan Reporteri.net.

    Ky rezultat është nga 2297 vendvotime apo 90.68 përqind e tyre.

    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kanë votuar më pak qytetarë. Në ato zgjedhje kishin votuar 46.90 përqind.

    Sipas Exit-pollit të Kompanisë UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.3 %, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.4 %, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 19.3 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.2 %.

    Exit-polli i Baton Haxhiut, i prezantuar në T7, e ka renditur Vetëvendosjen si partinë fituese me 37 përqind, PDK me 23 përqind, LDK me 20 përqind e AAK/NISMA 8 përqind.

    Ndërkohë, sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë me 38.2%, PDK e dyta me 22.4%, LDK e treta me 20.1%, AAK e katërta me 7.6%./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!