Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar edhe një herë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votat e ardhura nga mërgata.
“Vendimi i Gjykatës Supreme ishte shumë i qartë. Dispozitivi i tij saktësonte që pakot me fletëvotime nga jashtë Kosovës duhet të numërohen nëse ato janë dërguar me kohë pra, para datës 5 tetor”.
“Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi nuk po i lejon që të gjitha pakot me fletëvotime të trajtohen, por vetëm një pjesë prej tyre duke lënë jashtë procesit të numërimit 1700 pako me fletëvotime. Kjo është shkelje e vendimit të Gjykatës Supreme dhe e të drejtës për të votuar të qytetarëve tanë. Po ashtu është tallje me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët po presin që drejtësia të vihet në vend pa ngurrim e pa mëdyshje”, thuhet në reagim.
“Prej fillimit ka pasur hezitime të pavendta nga administrata dhe Komisioni Qendror Zgjedhor për një çështje e cila u vërtetua tashmë disa herë që është e qartë dhe është e drejtë që i takon bashkëatdhetarëve tanë”.
“Ne padyshim që jemi të detyruar t’i drejtohemi sërish Gjykatave dhe do të kërkojmë sërish që edhe ato 1700 pako me fletëvotime të mbetura të trajtohen. Por këtë herë jemi të detyruar të kërkojmë përgjegjësi edhe për mosveprim e për anashkalim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme. Madje për zvarritjen prej fillimit të procesit të trajtimit të këtyre pakove.
“Nëse sonte dhe deri nesër në mëngjes Kryeshefi nuk i lejon stafin e KQZ që të procesojnë sipas vendimit të Gjykatës Supreme edhe ato 1700 pako me zarfe, ne do të procedojmë në gjykatë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.