Dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj e ka rihapur temën në politikën kosovare për të pasur zgjedhje të jashtëzakonshme.
Përveç PDK-së, të gjitha partitë tjera janë shprehur pro zgjedhjeve parlamentare, shkruan Indeksonline.
Por sa do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse do të mbaheshin këtë vit? .
KQZ për këtë vit nuk ka buxhet të planifikuar për zgjedhje.
“Viti 2019 nuk është një vit zgjedhor, çka do të thotë se në Ligjin e Buxhetit për këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve.”, u shprehë një zyrtarë i KQZ-së.
Zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2017-të, buxhetit të Kosovës i kushtuan 4 milionë euro.
Kaq pritet t’i kushtojnë edhë nëse mbahen këtë vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.