×
  • Lajme
  • Lajme / Lista

    KQZ: Procesi i numërimit ka përfunduar në 14 komuna, janë numëruar 63.60% të vendvotimeve

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 18:07

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë numëruar 63.60 për qind të vendvotimeve apo 1.611 nga 2.533, nga votat e kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN)

    Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar në 14 QKN në Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

    “Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!