×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    KQZ publikon listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 11:03

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

    Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

    Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org

    Përmes të njëjtës platformë elektronike, deri më 26 dhjetor 2024 qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre, njofton KQZ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!