×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    KQZ refuzon rivlerësimin e votave me postë që u shpallën të pavlefshme

    Reporteri
    06 Mars 2025 | 16:44

    KQZ gjatë mbledhjes së sotme ka refuzuar rekomandimin e Sekretariatit për rivlerësim të votave me postë që u shpallën të pavlefshme. Pro votuan katër anëtarë, 3 abstenuan.

    Drejtori i Sekretariatit të KQZ’së, Besnik Buzhala tha se bëhet fjalë për gjithsejt 1631 fletëvotime të pavlefshme.

    Anëtari i KQZ’së nga PDK, Ilir Gashi, ka thënë se kjo kërkesë nuk duhej të vinte nga Sekretariati dhe se nuk e mbështet propozimin.

    “E kam thënë edhe më herët që procesi i votimit në diasporë është i kontaminuar”, tha ai.

    Ndërkaq anëtari i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, tha se e përkrah këtë propozim.

    “Unë mendoj që duhet të nxirren të gjitha fletëvotimet e pavlefshme nga kutitë e votimit jashtë vendit dhe të shikohen një nga një dhe ato që bien në kategori që i ka cekur PZAP të llogariten dhe të numërohen si të vlefshme”, tha ai.

    Anëtari tjetër i PDK’së, Arianit Elshani, tha se “nuk e kupton fillin e shpejtësisë së rekomandimeve”.

    Ndërsa anëtari i VV’së, Alban Krasniqi, ka thënë se “ligji i ri thotë qartë se kur qëllimi i votuesit është i qartë, ai fletëvotim është i vlefshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!