Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas këtyre rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me 396 mijë e 787 vota apo 42.30 përqind, PDK me 196 mijë vota e 474 apo 20.95 përqind, LDK me 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 përqind dhe AAK-Nisma me 66 mijë e 256 vota apo 7.06 përqind.
Sipas këtyre rezultateve asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.
VV ka 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, Lista Serbe 9, AAK dhe Nisma 8 deputetë.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrja në votime ishte 46.54 përqind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.