×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ sot diskuton dënimin e NISMA-s, partia e Limajt rrezikon zgjedhjet lokale

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 9:30

    Sot do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq në rend të ditës janë pesë pika për diskutim. Ndërkaq në mesin e tyre është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për gjobitjen e partisë Nisma Socialdemokrate.


    Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se mbledhja do të fillojë në orën 11:00.

    Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet rekomandimi për caktimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

    Po ashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptim të gjobës për partinë politike Nisma Socialdemokrate.

    Nisma nuk e ka informuar KQZ-në për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor. Për këtë shkak, kjo parti do të pezullohet dhe do t’i shqiptohet gjobë mandatorë 350 euro.

    Kjo parti obligohet që brenda afatit 5-ditor të dërgojë në KQZ kopjet e Kuvendit zgjedhor dhe formularin gjegjës, si dhe ta paguajë gjobën e shqiptuar, në të kundërtën, nuk do të marrë asnjë financim publik dhe nuk do të certidikohet nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhje.

    Ky është rendi i ditës së mbledhjes së KQZ-së:

    1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

    2. Aktivitetet e ZRPPC së:

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021.

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptim të gjobës për partinë politike Nisma Socialdemokrate.

    3 . Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për zgjatjen e orarit të punës për anëtarët e KQZ-së dhe stafin e SKQZ-së për zgjedhjet lokale 2021;

    4. Plotësimi dhe ndryshimi i përbërjes së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë;

    5. Të ndryshme;

    Shpërndaje në:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!