Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vendosur që më 19 maj të këtij viti t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror Zgjedhor po kërkon buxhet shtesë nga Qeveria. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se brenda pak ditëve do t’i kërkojnë këto të holla, për të vazhduar më pas me hapat e tjerë.
“Shpresoj që brenda pak ditëve do t’i ndërmarrim hapat për fillimin e organizimit të zgjedhjeve dhe do t’i drejtohemi së pari Qeverisë për një buxhet shtesë për këto zgjedhje, pastaj do të vazhdojmë sipas radhës me hapat tjerë të cilët janë paraparë për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.
Reporteri dje ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet në këto komuna.
“Po, sot në orën 18:00 do të ketë mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” ka thënë Valmir Elezi për Reporterin.
Sidoqoftë, këto zgjedhje që përfshijnë të gjithë rajonin e veriut, do të mbahen më 19 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.