×
  • Lajme
  • Lajme / Funerali i Papa Françeskut

    Krahas Trumpit e liderëve të tjerë botërorë, Osmani shpërndan albumin nga Vatikani

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 17:44

    Në mesin e liderëve botërorë, të shtunën në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Osmani ka biseduar me shumë prej tyre.

    E para e shtetit të Kosovës ka publikuar disa fotografi, ku ndër të tjera shihet duke biseduar me presidentin amerikan, Donal Trump dhe Zonjën e Parë, Melania, me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, klerikë fetarë, e të tjerë.

    “Krahas liderëve nga mbarë bota, në Vatikan, në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut. Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve. Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë”, ka shkruar Osmani sipër fotografive të publikuara.


    Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

    Papa Françesku është varrosur  sot në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë.

    Françesku është Papa i parë në më shumë se një shekull që u varros jashtë mureve të Vatikanit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!