Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se 500 bursa do të ndahen për nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta për vitin shkollor 2024/2025, nga komunietet egjiptian, ashkali dhe rom.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se shuma e bursës do të jetë 300 euro për një vit mësimor, ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Edhe këtë vit shkollor, me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve egjiptian, ashkali dhe rom është hapur thirrja për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për vitin shkollor 2024/2025”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Po ashtu, Krasniqi ka thënë se bursat do të ndahen për nxënësit e regjistruar të klasës së 10-të, 11-të, dhe 12-të të arsimit të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Kosovë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.