Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, të cilat, për 78 ditë gjunjëzuan kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe aparatin e tij kriminal.
Krasniqi ka thënë se kjo ndërhyrje, e cila erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, kërkesës dhe rezistencës së popullit tonë për liri, përfshirë luftën e drejtë dhe të guximshme të UÇK-së, i dha fund një regjimi gjenocidal duke hapur epokën e ëndërruar të lirisë për ne.
“Ky kapitull, kjo shpresë e re, ndihmoi çlirimin, pavarësinë dhe krijimin e shtetit tonë. Prandaj, u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë ndërkombëtarë, shteteve anëtare të NATO-s, të cilat 24 vite më parë realizuan këtë mision fisnik dhe humanitar. Faleminderit – dje, sot, nesër, përgjithmonë”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.