×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Coronavirusit i ka ardhur fundi, por Bajramin ta festojmë në shtëpitë tona

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 23:00

    Infektologu Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje kosovarëve që festën e Bajramit ta festojnë në shtëpi dhe të mos bëjnë vizita familjare.


    Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi duke uruar festën, bën thirrje që të mos realizohen vizita familjare.

    Sipas tij, coronavirusi është drejt fundit.

    Shkrimi i plotë: 

    Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku

    Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi.

    Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.

    Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!