×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, ndër vendimet më të rëndësishme politike e historike

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 15:54

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut është një ndër vendimet më të rëndësishme politike e historike të popullit për çlirim dhe pavarësi, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se kjo deklaratë i parapriu hartimit dhe miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut si dhe porceseve tjera të shtetndërtimit.

    Postimi i plotë:

    Miratimi i Deklaratës Kushtetuese për Kosovën më 2 korrik 1990 – është një ndër vendimet më të rëndësishme politike e historike të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi, përmes një akti politiko-juridik.

    Kjo deklaratë, që mishëron parimet e barazisë, lirisë dhe demokracisë, i parapriu hartimit dhe miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në përpjekjet e gjata të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

    Mirënjohje për të gjithë delegatët, të cilët përmes kësaj deklarate demonstruan guxim dhe maturi politike duke e shpallur Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!