×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Krasniqi dhe Hamza falënderojnë mërgimtarët në Gjermani: Pritje madhështore, me ju Kosova mundet më mirë

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 15:40

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kandidatin për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Bedri Hamza kanë falënderuar mërgimtarët në Gjermani për mbështetjen gjatë vizitës atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Jemi bashkë me Bedriun këtu që t’ju falënderojmë për pritjen madhështore gjatë kësaj fundjave në Gjermani”, ka thënë Krasniqi.

    Pas Gjermanisë, Krasniqi dhe Hamza këtë vikend do të jenë në Zvicër ku i kanë bërë ftesë mërgimtarëve atje që të marrin pjesë në tubim.

    “Kryetar ishte pritje madhështore, tubime impozant. I falënderoj nga zemra. Me mbështetjen e tyre Kosova mundet më mirë. I ftoj dhe i pres që të takohemi në vikendin e ardhshëm në Zvicër”, tha Hamza në videon e publikuar nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!