×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Do të punojmë për të ardhmen evropiane të Kosovës

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 17:18
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se partia e tij është bërë anëtare e Rrjetit Liberal të Europës Juglindore (LIBSEEN), e cila është një nismë që mbledh partitë liberale të rajonit.

    “I lumtur të njoftoj që PDK-ja është bërë një anëtare e plotë e LIBSEEN. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për një të ardhme evropiane për Kosovën dhe të gjitha vendet në Europës Juglindore”, shkruan ai.

    Krasniqi ka falënderuar edhe kryetarin e LIBSEEN, Roman Jakiç, si dhe miqtë e tij nga ky rrjet për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së.

    Rrjeti Liberal i Europës Juglindore është një aleancë e partive liberale dhe e ‘think tanks’ në rajon, e themeluar në Shkup në vitin 2008. Synimi kryesor i këtij rrjeti është të mbledhë partitë liberale të Evropës Juglindore dhe të zbatojë politika liberale në vendet përkatëse.

    Pjesë e rrjetit është edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit, si dhe parti nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi e të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!