×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi e LDK-së kritikon Kurtin: Hoti për një vit qeverisje hyri në Shtëpi të Bardhë, mori një njohje

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 17:54

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se s’mund të bëhet krahasim mes ish-kryeministrit Avdullah Hotit dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.

    Ajo ka thënë se Hoti për një vit qeverisje kishte arritur të futej në Shtëpinë e Bardhë dhe të merrte një njohje.

    “Për një vit qeverisje ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Kemi marrë një njohje”, ka thënë Krasniqi në Frontal të T7.

    Ajo tutje ka thënë se nën qeverisjen e Kurtit politika e jashtme ka stagnuar meqë s’ka asnjë njohje. Ajo ka kritikuar edhe ministren Donika Gërvalla.

    “Për dy vjet s’kemi asnjë njohje. Kemi stagnim ne politiken e jashtme.

    Një ministre me te marre detyrën shkarkon 13 ambasadorë”, ka thënë deputetja e LDK-së.

    Ajo ka thënë se kanë ftuar ministren Gërvalla për të raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane. “S’ka çfarë tregon ajo. E kemi ftuar në Komision por s’ka ardhur”, ka shtuar tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!