×
  • Lajme
  • Fokus / Protesta

    Krasniqi: E turpshme, Kurti i krahasoi bizneset e punëtorët e Kosovës me bandat kriminale që bllokuan rrugët

    Reporteri
    29 Maj 2025 | 11:45

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është për keqardhje që as në tetativën e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk pati reflektim.

    Krasiqi ka bërë thirrje për racionalitet politik, teksa ka thënë se sot do të duhej të diskutohej për vendimet e ZRRE-së, që siç tha ai do të jenë në kurriz të bizneseve të mëdha, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai tha se është i turpshëm krahasimi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri për punëtorët e Kosovës, duke i krahasuar me bandat kriminale që bllokuan rrugën.

    “Është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim. PDK bën thirrje për racionalitet politik, të vendoset në radhë të parë qytetari Kosovë. Sot do të duhej të ishin duke diskutuar për vendimet e tmerrshme që ZRRE-ja ua ka imponuar bizneseve më të mëdha të Kosovës.

    Është e turpshme që kryeministri i Kosovës i krahason bizneset e punëtorët e Kosovës me bandat kriminale që kanë blloku rrugët. Kjo nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë.

    Ky vendim është dashur të shtyhet.  Ne kemi vepruar politikisht dhe kemi shpresuar të ketë një thirrje në arsyeshmeri dhe në ligj që të shtyhet ky vendim sepse nuk ka treg të lirë. Tregu i lirë vepron në bazë të konkurrencës, këtu ka monopol”, tha Krasniqi para mediave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!