×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi shpërthen në lot: Unë dhe populli im nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 11:56

    Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.


    Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales për ish-ushtarët e UÇK-së “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shkruan Reporteri.net.

    Pasi mori fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale në Hagë, Krasniqi u pa mjaft emocional e madje shpërtheu me lot teksa tha se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe.

    “Për mu është bë një padrejtësi e madhe do ta mbaj edhe këtë padrejtësi sepse populli ynë e ka një fjalë që thotë ‘njeriu është më I fortë se guri dhe atë që se ban guri e ban njeri’. Unë dhe populli im kemi mbajtë shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi.”, ka thënë Krasniqi duke e ndërprerë fjalinë në gjysmë pas emocioneve.

    I emocionuar, ai foli për përpjekjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale është adresa e akuza ndaj tij.

    “Unë mendoj që adresa e qartë e krejt kësaj maskarade është në Beograd dhe mbështetësit e politikave të tyre kudoqofshin”, tha Krasniqi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!