Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, nëpërmjet një ftese publike, ka kërkuar nga institucionet publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore.
Në ftesën publike, që ua ka dërguar institucioneve, ministri Krasniqi kërkon që në procedurat e tenderimit ta fusin si kriter prodhimin vendor.
“Konsideroj se institucionet publike të vendit duhet të kenë përgjegjësi morale dhe ligjore që gjatë furnizimeve me prodhime të ndryshme, të cilat prodhohen në vendin tonë, t’u jepet përparësi, me ndonjë kriter të veçantë, në suaza ligjore, gjatë procedurave të organizatave buxhetore”, thuhet në ftesën publike, që ministri ua ka dërguar institucioneve publike të vendit.
Këtë ftesë, ministri Krasniqi e ka bërë pas takimeve të shumta që i ka zhvilluar me përfaqësues të bizneseve, odave ekonomike dhe shoqatave të ndryshme të vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.