×
  • Lajme
  • Lajme / Akuza për keqpërdorim

    Krasniqi: Furnizimi me libra shkollor për nxënësit ishte proces skandaloz

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 16:48

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se derisa PDK ishte në vitin e fundit në udhëheqje të Ministrisë së Arsimit në vitin shkollor 2017-18 shpenzoi më pak para për libra për një numër më të vogël nxënësish, Vetëvendosje vjet shpenzoi më shumë për më pak nxënës.

    Ai tha se për këtë arsye partia e tij nxori nismën që rezultoi me themelin të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.

    “Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milionë euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milionë euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasave 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milionë euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve. Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milionë euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre”, ka shkruar sot Krasniqi.

    Kujtojmë se  në seancën e së enjtes Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024. Themelimi i këtij komisioni është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!