×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi Goodman: 13 vjeçaren që e dhunuan seksualisht tani e kanë përzënë nga shtëpia

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 23:41

    E mbijetura e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka njoftuar se sot e kanë përzënë nga shtëpia një grua që ka përjetuar tmerrin e dhunës seksuale njësoj sikurse ajo.


    Krasniqi-Goodman, përmes profilit të saj në ‘Facebook’, thekson se gruaja që u dhunua në moshën 13 vjeçare nga militantët serbë tani ka mbetur në rrugë bashkë me fëmijët.

    Ajo shton se po të kishte vëllëzërit si të saj, kjo grua nuk do të ishte pa përkrahje.

    Postimi i plotë i saj:

    Vasfije Krasniqi Goodman është gruaja e parë që ka folur publikisht për dhunën seksuale që ia kanë bërë sërbet në luftën e fundit në Kosovë. Ajo kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte torturuar dhe dhunuar seksualisht, tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!