×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Krasniqi i kërkoi 19 votat e LDK’së për ta bërë shumicën, Muhaxheri i përgjigjet: Jemi tri vota mangët

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 21:17

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i është përgjigjur Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, i cili ka deklaruar se nëse LDK’ja do t’i jepte 19 votat e saj, ai do ta bënte shumicën dhe Qeverinë e re.

    Muhaxheri ka thënë se edhe nëse bëhen bashkë PDK, LDK dhe AAK, prapë nuk mund të arrijnë në 61 vota, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se u mungojnë tri vota.

    “Ne si opozitë, me PDK’në, me Aleancën me krejt, nuk i kemi 61 vota…Edhe unë po ia kthej përgjegjen edhe Memlit, edhe opinionit publik, nuk janë numrat. Emilia Rexhepi thotë që nuk bën koalicion me ne, Elbert Krasniqi thotë unë bëj koalicion vec me Albinin edhe e kemi një deputete tonën që nuk e voton koalicionin me PDK’në. Dmth na i kemi tri vota mangu, nuk kemi mundësi me ba Qeveri. Nuk mundet me u ba”, ka deklaruar Muhaxheri.

    Sipas Muhaxherit, edhe nëse do të bëheshin bashkë këto parti do të mbeteshin diku te 59 vota.

    “Edhe Albini po thotë i kam votat po s’po mundet me ba. Tjetër gjë është me thanë, e tjetër me ba. Tri vota i ki mangi, mbetesh në 59”, ka thënë Muhaxheri në Klan Kosova.

    Krasniqi ka thënë se formimi i shumicës parlamentare që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shumë i thjeshtë. Sipas tij duhen vetëm 19 votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për votat e tjera, kujdeset ai vet.

    “Matematika është shumë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së unë i bëj tjerat dhe bëhemi 61. Matematikën e dini edhe ju, edhe unë, edhe secili, këtu ka deputetë të Kosovës, pa Listën Serbe, që partitë e ish-opozitës e bëjnë 61-shin”, ka deklaruar Krasniqi, pas dështimit të 31’të për konstituimin e Kuvendit.

    Sipas Krasniqit, përgjegjësia që Kuvendi të dalë nga bllokada që ka paralizuar procesin institucional qëndron te deputetët e LDK-së.

    “Jemi të gatshëm që me 19 votat e LDK-së të formojmë shumicën. Kosova ka nevojë për stabilitet, që institucionet të funksionojnë dhe vendimmarrja të kthehet në normalitet”, ka deklaruar Krasniqi.

    Ndryshe, sot ka dështuar përpjekja e 33’të për konstituimin e Kuvendit. Përpjekja e radhës është të enjten./Reporteri.net

    Krasniqi: E thjeshtë – 19 vota të LDK-së, unë i bëj të tjerat dhe bëhemi 61

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!