×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i PSD-së thotë se para mocionit opozita duhet pasur një strategji afatgjate

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 23:59

    Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, mendon se duhet një strategji e përbashkët afatgjate nga opozita, para se mocioni për rrëzimin e qeverisë të dërgohet në Kuvend.


    Ai ndërsa ka komentuar takimin e zhvilluar të enjten nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa me atë të PSD-së Shpend Ahmeti, ka thënë se “ka vetëdijesim të opozitës”.

    “Mendoj se është shumë pozitive për Kosovën që kemi një vetëdijesim të partive opozitare, veçanërisht të LDK-së që duket se ka shpreh besim për organizim opozitare. Më në fund po vetëdijesohet opozita dhe po bëhen disa hapa që nëse arrihet deri te një koordinim i plotë i subjekteve, edhe rezultatet do të jenë të pashmangshme e të suksesshme”, ka thënë ai, në KTV.

    Sipas tij, me nisjen e takimeve duhet të ketë marrëveshje në dy pika. E para që të mos ketë vendime të njëanshme në kuadër të një strategjie të përbashkët opozitare dhe e dyta është që të bëhet strategji afatgjate se çka do të bëjë opozita para dhe pas zgjedhjeve.

    “Pasi të merremi vesh për këto pika do të ishte një bashkëpunim shumë më i organizuar e më konkret sepse besoj se një opozitë me plan konkret me strategji të qartë se çka do të bëjë me Kosovën, para dhe pas rrëzimit të Qeverisë, do të bëhej fuqi më e madhe për të bindur akterët e pushtetit të kalojnë në anën e opozitës për të rrëzuar qeverinë”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!