Krasniqi i reagon Haradinajt: Po ndan para për Francë, Kulla e Jasharajve buzë shembjes

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Francë, një pjesë e së cilës u dogj dy ditë më parë, ka reaguar deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.


Sipas  Krasniqit, derisa Kulla e Jasharajve është buzë shembjes, vendimi i qeverisë për të ndarë mjete financiare për Francën është hipokrizi dhe keqmenaxhim i buxhetit shtetëror, shkruan Reporteri.net.

Krasniqi ndër të tjera ka thënë se djegia e Katedrales së famshme e ka prekur edhe atë, si mijëra njerëz në mbarë botën, por sipas tij ndihmat financiare në këtë rast duhet lënë vendeve më të zhvilluara.

Lexoni postimin e plotë të Krasniqit: