×
  • Lajme
  • Lajme / Krijimi i institucioneve

    Krasniqi: Jemi shtatë deputetë, do ta votojmë Kryeparlamentarin dhe Qeverinë Kurti

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 13:40

    Në Kuvendin e Kosovë është duke vazhduar regjistrimi i deputetëve të rinj për legjislaturën e nëntë me radhë.

    Sot aty janë regjistruar edhe deputetët pakicë në Kosovë.

    Me këtë rast, ministri në detyrë Elbert Krasniqi bashkë me deputetët e tjerë të partive minoritare u regjistruan në Kuvendin e Kosovës.

    Pas kësaj, Krasniqi tha se do të votojnë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për qeverinë Kurti.

    “Ne jemi grupi parlamentar i komuniteteve . Jemi shtatë deputetë aktualisht. Ne jemi për votimin e kryetarit të kuvendit dhe qeverisë. Jemi për qeverinë Kurti sepse e ka shumicën. Vlerësoj se 42.3 për qind janë shumica e qytetarëve që kanë votu për kryeministrin, për mu këtu është vullneti i shumicës. Ne jemi shtatë deputetë në grup dhe jemi forcë e rëndësishme në qeverinë e ardhme”, tha Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!