Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia që ai drejton beson se duhet të ekzistojë një qasje e re ndaj Listës Serbe, pas sulmeve të shtatorit në Banjskë.
“Me Listën Serbe në asnjë mënyrë, edhe nëse do të ishim duke votuar shpërndarjen e Kuvendit, nëse Lista Serbe do të thoshte po votoj edhe unë , ne aty e kishim ndërpre, besoj se duhet ta kemi një qasje të re, sidomos pas sulmit në Banjskë dhe përfshirjes së udhëheqësve të saj, terroristit Radoiçiq”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Duke folur për votat e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi tha se duhet të ketë pajtueshmëri politike mes të gjitha partive të opozitës.
“Sa i përket kësaj çështje unë kam preferu nga fillimi që ne të ishim si parti opozitare të trija në mënyrë që ta iniciojmë që të dalim edhe para opinionit publik që s’kemi dallime sa i përket jetëgjatësisë së Qeverisë Kurti, prandaj besoj se e njëjta formë duhet të jetë kjo, nuk besoj se përkundër numrit mbi 80 duhet që vetëm PDK dhe LVV ta shpërndajnë kuvendin”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.