×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kompetencat e Osmanit nuk janë sa mendon ajo, vendimi për Dakën të dërgohet në Kushtetuese

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 9:24

    Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus” ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani me vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryesuesja e KQZ-së ka marrë rolin e katër institucioneve tjera.


    Krasniqi në një shkrim në Facebook, ka thënë se kompetencat e presidentit të Kosovës janë të shumëta, por, jo aq sa mendon presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

    Ai tutje tha se Osmani ka marrë rolin e Gjykatës Kushtetuese në këtë vendim, pasi që ka interpretuar vet kriteret për certifikim të kandidatëve për deputetë.

    “Kuvendit, duke vlerësuar punën e KQZ-së; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke konstatuar shkelje në verifikimin e votuesve jashtë vendit; Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke konstatuar shkeljen e të dhënave personale”, ka thënë ai.

    Krasniqi tha se kjo ndërhyrje e pashembullt nuk lejohet të ndodhë.

    “Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet. Përndryshe është fitore për lajmet e rrejshme të shpërndara gjatë zgjedhjeve për KQZ-në, për bullizmin politik të Sami Kurteshit e për ndërhyrjet arbitrare të Presidentes në punën e institucioneve të pavarura. Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!