Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në një vizitë në qytetin e Prizrenit me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti.
Krasniqi ka thënë se gjatë kohës që ne kemi 1500 qytetarë të helmuar, kryeministri gjendet që një javë duke bërë pushime ekskluzive në Greqi.
Komuna e Prizrenit udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje në krye me Mytaher Haskukën, e që Krasniqi ka thënë i njëjti mentalit që është në këtë komunë po e shohim edhe në nivel nacional.
“Ky mentalitet dhe ky model qeverisës ne po e shohim edhe në nivelin nacional, sot e keni një kryeministër që një javë është duke bërë pushime ekskluzive në Greqi, në kohen kur ne kemi 1500 qytetarë të Deçanit të helmuar për çka ende nuk dihen edhe arsyet e këtij helmimi, shihet një model i qeverisës për 100 ditë nuk mund t’i njeh as përmend tri projekte që kanë ndodhur një model i cili ma shumë merret edhe sot e kësaj dite me një mentalitet opozitar, konfliktouz se sa me ofrimin për zgjedhje të qytetarit”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.