×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / "Kosova nuk do të heshtë"

    Krasniqi në Reçak: Krim mizor kundër njerëzimit, Serbia kreu gjenocid dhe spastrim etnik

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 11:31

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, në ditën kur shënohet 25-vjetori i masakrës, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak, për të kujtuar 45 viktimat e kësaj masakre, e cila, edhe 25 vjet më pas, mbetet dhembja jonë e madhe. Një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit – i cili vulosi qëllimin politik të Serbisë dhe agjendën e saj për të kryer gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

    Ai shtoi se “Gjithmonë, e posaçërisht sot, vlerësojmë lartë kontributin e Ambasadorit William Walker, i cili, çerek shekulli më parë, nga vendi i ngjarjes në Reçak, krimin e quajti me emrin e të tij të vërtetë”.

    “Kosova nuk do të hesht asnjëherë për krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, derisa drejtësia të vihet në vend për secilën viktimë të vendit tonë. Lavdi martirëve të Reçakut!!, shkroi Krasniqi.

    Ish-ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, në akademinë përkujtimore për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka deklaruar thënë se jeta në Kosovë ka ndryshuar shumë nga koha e luftës.

    Walker: Reçaku ishte momenti kur bota mësoi çka po ndodhë në Kosovë

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!