×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi ngushëllom familjet e tre fëmijëve në Jabllanicë

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 12:03

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Krasniqi në një postim në Facebook ka ngushëlluar familjet e tre fëmijëve.

    “Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe.

    Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!