×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika

    Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng, propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 10:43

    Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës së 12’të për konstitutimin e Kuvendit, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po abuzon me të drejtën kushtetuese.

    Krasniqi tha se VV e ka marrë shtetin peng, shkruan Reporteri.net.

    “Pra po e shihni që po vazhdonn abuzimi i të drejtës kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë shtetin peng dhe po e mban konstituimin e institucioneve peng. Ky është një degradim…ky është edhe dhunim i verdikitit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka kërkuar sërish nga VV që ta ndërrojë kandidaten për Kryetare Kuvendi, duke thënë se Albulena Haxhiu do të dështojë sa herë të hidhet në votim.

    Sa i përket propozimit të LDK’së, Krasniqi tha se do ta diskutojnë sot, teksa tha se është i hapur për takime, duke shtuar se ai është takuar edhe me Kurtin.

    “Kolegët e opozitë i takoj edhe më lehtë dhe më më dëshirë”, deklaroi Krasniqi. /Reporteri.net

    Memli Krasniqi mbledhë sot kryesinë në ora 15:00, diskutohet propozimi i LDK’së për qeveri të tranzicionit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!