×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: PDK do të vazhdoj angazhimin nga çdo perspektivë për mbrojtjen e të drejtave të grave

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 16:38

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se solidarizohet me kauzën për ndërgjegjësimin shoqëror për parandalimin e dhunës mbi çfarëdo baze ndaj grave dhe vajzave.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se shoqëria kosovare duhet ta luftojë abuzimin e çfarëdolloj që shkon në drejtim të dhunës, mohimit dhe cenimit të të drejtave të grave në shoqërinë tonë.

    “Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet nga çdo perspektivë, për t’i kontribuar kësaj agjende, në mbrojtje të grave dhe në realizmin pa kompromis të të drejtave të tyre të pamohueshme.”, shkruan Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!