×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Pika më e ulët ndonjëherë e marrëdhënieve Kosovë – SHBA, e sjellur nga një kryeministër arrogant e narcist

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 23:32

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas njoftimit të Richard Grenell-it ku e demantoi Zyrën e Kryeministrit lidhur me bisedën telefonike që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


    Grenell nëpërmjet Twitter-it është shprehur se SHBA-të mund të ndalin investimet ekonomike në Kosovë nëse Kurti nuk e largon taksën 100 për qind, shkruan Indeksonline.

    Ndërsa, Krasniqi e ka quajtur kryeministrin Kurti arrogant e narcist që sipas të cilit i ka afektuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët më të rëndësishëm dhe se sot jemi në pikën më të ultë të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

    Sonte, ambasadori amerikan dhe i Dërguari Special Richard Grenell e demaskoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me diskutimet që kanë pasur dje dhe nënkupton se qeveria e SHBA-ve mund të ndalë ndihmën e saj ekonomike për Kosovën.

    Ky do ishte një zhvillim i paimagjinueshëm – pika më e ulët ndonjëherë e marrëdhënieve Kosovë – SHBA, e sjellur nga një kryeministër arrogant e narcist, sjellja manipulative e të cilit tani ka afektuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj më të rëndësishëm. A nuk keni turp, kryeministër?!”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!