Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin e së shtunës nuk do të ketë marrëveshje Kosovës-Serbi për shkak se palët kanë dallime rreth planit evropian.
Krasniqi tha se edhe nëse nënshkruhet plani nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb, PDK-ja nuk do të përkrah atë për shkak se pika e shtatë e tij ku flitet për Asociacionin do t’i jap autonomi komunave me shumicë serbe.
“Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realiziohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djal i mirë në sytë e ndërkombëtarëve”, tha ai në një intervistë për rtv21.
Ai tha se është i bindur se më 18 mars në Ohër nuk do të nënshkruhet asgjë.
“Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashtu siç nuk është nëshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrëfar nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.