×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Presim të vijnë 33 mijë doza AstraZeneca

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 22:55

    Janë 500 mjekë dhe infermierë, të cilët do të vaksinohen gjatë kësaj fundjave në Kukës, por sipas kryeministrit Edi Rama me ardhjen e dozave të tjera kjo ndihmë për Kosovën nuk do mbetet me kaq.


    Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, përgëzoi Shqipërinë, e cila u tregua e gatshme të ndihmojë bluzat e bardha të Kosovës për të marrë një numër të caktuar vaksinash anti-covid.

    “Ne e falënderojmë shtetin e Shqipërisë dhe planet janë konkrete, që të vaksinohen rreth 500 punëtorë shëndetësorë me vaksinat nga Shqipëria”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

    Ai ngriti shqetësimin e mungesës së dozave të vaksinës, ndërsa tha se është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme.

    “Sa i përket vaksinimit, MSH-ja bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ( IKSHPK) kanë qenë të angazhuara në biseda direkt me BE dhe shtete veç e veç, por deri tani ka pasur disa paralajmërime se do vijnë vaksinat deri në fund të marsit. Jemi duke pritur që 33 mijë doza e para të AstraZeneca të mbërrijnë në Kosovë. Kosova nga ana e vet ka kryer obligimet, ka bërë planin e vaksinimit, ka siguruar zinxhirin ftohës , po ashtu edhe pikat se ku do bëhet vaksinimi, por jemi duke pritur ardhjen e tyre”, theksoi ai në Euronewsal.

    Sipas tij, një tjetër problem është edhe mospasja e një spitali të dedikuar Covid për pacientët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!