×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimi mes dy vendeve

    Krasniqi pret në takim ambasadorin e ri britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës dhe popullit të saj

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 16:01

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë së tij, ambasadorin e ri britanik, Jonathan Hargreaves, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, kreu i PDK-së thotë se i ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të partisë për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë.

    “Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Tutje ai e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

    “Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë. U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, shkroi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!